
Niveli i prurjeve në lumenjtë Drino dhe Vjosë në qarkun e Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Ulja e intensitetit të reshjeve, si dhe ndërprerja pothuajse totale e tyre në territorin e Greqisë, ka bërë që të dy lumenjtë të kthehen në normalitet, shkruan A2 CNN.
Brenda shtratit të vet është rikthyer edhe liqeni i Viroit, i cili ditët e fundit kishte pësuar ngritje të konsiderueshme të nivelit.
Megjithë përmirësimin e situatës hidrologjike, problematikat në qark vijojnë. Rruga në fshatin Suhë mbetet e bllokuar, ndërsa në Dropull është regjistruar shembja e urës së Glinës, duke krijuar vështirësi të mëdha për lëvizjen e banorëve. (A2 Televizion)
