Vihet në pranga 43-vjeçari nga Kosovës, kapet me 23 kilogramë drogë në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 10:33 | Kronikë

Vihet në pranga 43-vjeçari nga Kosovës, kapet me 23

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikut të drogës.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar një 43-vjeçar me shtetësi kosovare, me inicialet L. Ç., i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës, shkruan A2 CNN.

Arrestimi u krye në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku shërbimet e policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga i dyshuari. Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjetën disa pako me 23 kilogramë e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos