
Është gjetur e pajetë 75-vjeçarja nga fshati Progër, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga djali i saj një ditë më parë.
Sipas tij, e moshuara kishte dalë nga banesa dhe më pas kishin humbur kontaktet me të. Dyshimet ishin se ajo mund të ishte marrë nga rrjedha e ujit, për shkak të rritjes së nivelit si pasojë e reshjeve. Gjatë ditës së sotme, me rënien e nivelit të ujit, trupi i saj është gjetur pa shenja jete, shkruan A2 CNN.
Një ditë më parë, për gjetjen e saj u angazhuan edhe forcat e ushtrisë, por pa rezultat. (A2 Televizion)
