Detaje nga ekzekutimi me plumb në kokë i biznesmenit në Sarandë

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
8 Maj 2026, 11:10 | Kronikë

Konfliktet e dyshuara për çështje pronësie duket se kanë shkaktuar ngjarjen e radhës të rëndë në Sarandë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri biznesmeni 66-vjeçar Rexhep Ismaili. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person i paidentifikuar, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Lulzim Tabakun.

Saranda është tronditur mbrëmjen e së enjtes nga një ngjarje e rëndë që ka sjellë për pasojë një të vrarë dhe një të plagosur me armë zjarri. Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur biznesmeni 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ndërsa policia ka të dhëna se ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person që nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, policore viktima ishte së bashku me disa persona të tjerë në lokalin pranë karburantit pronë e tij, kur në lokal është futur shtetasi Lulzim Tabaku së bashku me persona të tjerë dhe kanë nisur të debatojnë, të shahen e deri në konflikt fizik me 66-vjeçarin. Në konflikt e sipër, dyshohet se Lulzim Tabakau ka qëlluar me armë tip pistoletë ndaj biznesmenit Rexhep Ismaili duke e shënjestruar fatalisht me plumb në kokë. Pas këtij momenti dyshohet se kanë reaguar duke nxjerrë armët edhe personat që ishin me viktimën dhe që mendohet  se kanë plagosur një nga personat që shoqëronte autorin e dyshuar të kësaj vrasje.

Por i plagosuri është larguar së bashku me autorin Lulzim Tabaku dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Kjo e fundit edhe pse ka identifikuar Lulzim Tabakun si autorin e dyshuar, ende nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij apo të personit tjetër që dyshohet se është plagosur. Dyshimet janë që mund të kenë kaluar kufirin ilegalisht drejt Greqisë.

Sakaq nga të dhënat paraprake policore, dyshohet se shkak i konfliktit mes autorit të dyshuar Tabaku dhe të ndjerit Ismaili mundtë kenë qenë çështje pronësie të pazgjidhura mes tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos