Atentati në Sarandë, viktima ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 22:27 | Kronikë

Atentati në Sarandë, viktima ishte edhe kryetar i Shoqatës

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Sipas burimeve për gazetarin e A2 CNN, Edi Ruçi, viktima Rexhep Ismaili ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë.

Më herët u raportua se Ismaili, pronar i një karburanti në zonën e Gjashës, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend, shkruan A2CNN. 

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos