Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 14:56 | Kronikë

Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët e ndoqën

Detaje të reja janë raportuar nga gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar, pranë aeroportit të Rinasit, ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër. Mësohet se viktima është shtetasi Gilmando Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos