
Policia e Fierit ka njoftuar arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për dhunë ndaj prindërve, në dy raste të ndryshme të evidentuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin O. T., 42 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi M.Z., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)