Djali vrau me thikë babanë në Durrës, policia jep detaje

Nga Elitjona Doko
28 Tetor 2025, 15:04 | Kronikë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të martë në Shkallnur të Durrësit.

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me thikë, babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Pas krimit, 25-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja dhe sipas informacioneve paraprake është kapur nga policia në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në ambientet e një lokali në pronësi të motrës së tij. Burime policore bëjnë me dije se Marjan Kodheli dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe e goditi të atin pas një konflikti brenda banesës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes tragjike.

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos