Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të dëshmuar ish-ministri Genc Ruli

Nga Armand Bajrami
8 Qershor 2026, 10:00 | Kronikë

Dosja “Partizani”, mbërrin në GJKKO për të

Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka mbërritur në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin e dosjes "Partizani".

Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Fatmir Bektashi dhe të avokatit të tij, Sokol Hazizaj.

Kjo dështoi edhe marrjen e dëshmisë së ish-ministrit i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Violeta Shqevit, të cilët ishin prezentë në sallë.

Gjykata vendosi të njoftojë disa dëshmitarë të kërkuar nga SPAK për seancën e radhë, mes të cilëve ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli, si edhe ish-presidenti i “Partizanit”, Paro Laçi. 

Kujtojmë që për çështjen në fjalë është i pandehur kryedemokrati Sali Berisha si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos