
Në dosjen "Buka sha" ndaj Ahmetajt, SPAK kërkon pyetjen e 14 dëshmitarëve, mes të cilëve ish-ministri Shkëqim Cani. Prokurori pohoi në sallën e gjyqit se SPAK ka rënë në gjurmët e një shume të madhe parash, disa miliona euro, që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE, fakt që po verifikohet, raporton A2 CNN.
Avokati i Ahmetajt ka kundërshtuar këtë fakt, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e hetimit.
"Prokurori po thotë që po na doli gjë nga kjo, do të ngremë akuzë. Nëse ka hetime të tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet. Nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë, nëse ka prova të tjera prokurori t’i paraqesë", tha avokati.
Por prokurori tha se për akuzën e "shpërdorimit të detyrës" çështja ishte e ndarë dhe ju komunikua për shkak të afateve të parashkrimit. (A2 Televizion)
