SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 12:08 | Kronikë

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”. Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje, dhe ka nënshkruar, këtë të hënë, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për çështjen e , shkruan A2 CNN.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ish-kryeministri, Sali Berisha, nënkuptoi dijeninë e tij për një njoftim të tretë nga SPAK për të dhënë deklarime për 21 janarin. Berisha nuk e deklaroi qartë, por pyetjes nëse ishtë njoftuar për t'u paraqitur të premten ish-kryeministri u shpreh "Ja si vepron Spak, e marrin njoftimin gazetarët më herët".

“Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di... Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim...”, tha Berisha pasi doli nga SPAK ku ishte në zbatim të masës së sigurisë.

Ai shtoi gjithashtu se e ka konsideruar “21 Janarin” vrasje shtetërore para se këtë ta bënte Gjykata e Strasburgut. “A mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore? Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë? Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë. Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos