Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 11:47 | Kronikë

Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit kanë vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, që dyshohet me qëllim kontrabandimi. Policia njofton se ai u kap në hyrje të Shqipërisë.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari

Po kështu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një tjetër shtetas, i cili kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin”.

Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos