Dy viktima nga aksidentet rrugore, policia arreston 2 persona

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 14:02 | Kronikë

Dy viktima nga aksidentet rrugore, policia arreston 2 persona

Policia ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh, të cilët dyshohet se janë përgjegjës për dy aksidente të ndodhura një ditë më parë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Në rastin e parë, është arrestuar shtetasi Gëzim Gjuzi, 33 vjeç, pasi kamioni që ai drejtonte u përplas me një motomjet. Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi H. D., 61 vjeç. Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe shtetasi K. A., punonjës policie jashtë detyre, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në një tjetër aksident të ndodhur në Fushë-Krujë, u arrestua shtetasi R. M., 24 vjeç. Automjeti që ai drejtonte u përplas me një tjetër mjet me drejtues shtetasin N. R., 73 vjeç.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe, pasagjere në automjetin e 73-vjeçarit, ndërsa u plagosën drejtuesi i mjetit dhe një këmbësore, shtetasja A. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos