Shiti të njëjtin apartament dy herë në Fier, shpallet në kërkim 63-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 10:08 | Kronikë

Shiti të njëjtin apartament dy herë në Fier, shpallet

Një 63-vjeçar me inicialet E. M. është shpallur në kërkim nga policia në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtoria Vendore e Policisë Fier dyshojnë se ai, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur të njëjtin apartament në Fier dy shtetasve të ndryshëm, në periudha të ndryshme.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin E. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur të njëjtin apartament në Fier dy shtetasve të ndryshëm, në vite të ndryshme.", njofton policia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos