
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri të një 35-vjeçari, e ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Gurëz, në Kurbin.
Sipas policisë, pas veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se shtetasi A. T. është konfliktuar, për motive të dobëta, me shtetasin F. C., alias F. S., 40 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur 35-vjeçarin.
Në vijim, në kërkim është shpallur edhe shtetasi R. M., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka shoqëruar të plagosurin në spital dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.
Nga hetimet rezulton se rreth orës 10:20, i plagosuri ka mbërritur në spitalin e Laçit me dëmtime në këmbë nga arma e zjarrit (pistoletë), ndërsa mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitali i Traumës.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia shpalli në kërkim shtetasit:
F. C., alias F. S., 40 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”;
R. M., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrën e tij funksionale. (A2 Televizion)