“Dy muaj i fshehur në xhami” Daut Laze u arrestua pranë banesës në Tiranë

Nga Xhensila Kodra
15 Prill 2025, 18:53 | Kronikë

U arratis nga burgu i Shnkokollit dhe e shijoi për dy muaj lirinë. Daut Laze ishte shpallur personi më i kërkuar nga Policia e Shtetit për kapëjn e të cilin ofruan edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh.

Ai u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 6 të cilët kishin marrë informacione se Daut Laze do të shkonte në banesën e tij në zonën e Astirit. Ai ju tha policëve se fshihej në disa xhami në Tiranë gjatë kohës së arratisë, kryesisht në zonën e Freskut, Kombinatit, Yzberishtit dhe Astirit.

Ushqimin, ka pohuar 49-vjeçari, e merrte nga besimtarë myslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Prej dy muajsh efektivët kontrollonin herë pas here banesën e tij, por nuk e gjenin. Sipas burimeve familjarët nuk janë treguar bashkëpunues me policinë. Dyshohet se Daut Laze ka qëndruar edhe në banesë pasi nga të dhënat që kishin siguruar bëhej me dije se i arratisuri ishte parë disa herë në zonë.

Daut Laze u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje. Ndërsa më 4 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”, dënim të cilin po e vuante në burgun e Shënkollit në Lezhë, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së Zaharisë për kushte çnjerëzore.

Tashmë ai është përsëri në duart e policisë e po ashtu edhe 10 mijë eurot që nuk i përfitoi askush si shpërblim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos