Kosovari del nga burgu dhe përdhunon shqiptaren në Itali, arrestohet

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 12:10 | Kronikë

Kosovari del nga burgu dhe përdhunon shqiptaren në Itali, arrestohet

Një shtetas kosovare, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte dalë nga burgu është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e përdhunimit me forcë të një gruaje në qytetin e Padovës.

36 vjeçari nga Kosova u arrestua nga forcat e policisë pas denoncimit nga viktima e kësaj dhune, një 37 vjeçare, e cila arriti të shpëtonte nga vendi ku mbahej peng prej dy ditësh.

Gruaja ju tha agjentëve se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës ku bisedoi në telefon me një të panjohur i cili i kishte kërkuar që të zbriste nga apartamenti pasi kishte për t’i thënë disa lajme të rëndësishme për të birin 18 vjeçar, i cili sipas tij ishte në rrezik të madh.

Me të zbritur poshtë, personi e kërcënoi me pistoletë gruan dhe më pas e mbajti me forcë në një banesë, për ta transferuar më pas në një tjetër.

Ajo tregon se ai konsumoi kokainë më pas dhe e përdhunoi për 2 orë me radhë.

Për më shumë se dy ditë, policia ka ushtruar kontrolle në Padova dhe ka mundur të zbulojë apartamentin ku mbahej peng gruaja, ku ka gjetur dhe autorin e akuzuar.

36 vjeçari kosovar ishte me precedentë të mëparshëm penal dhe kishte vetëm 24 orë që kishte dalë nga burgu.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos