Dyshohet se vranë 33-vjeçarin për lidhjen me të motrën, mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës 2 vëllezërit. Ç’pritet të ndodhë

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 09:59 | Kronikë

Dyshohet se vranë 33-vjeçarin për lidhjen me të

Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër do të mbahet seanca gjyqësore ndaj 2 vëllezërve, Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj pak ditë më parë në fshatin Dragoç.

Ndërkohë burime për A2 CNN bëjnë me dije se dy vëllezërit në fjalë, Arjon dhe Klisman Hasaj, kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës.

Po ashtu mësohet se ditën e sotme dy vëllezërit do të njihen me masën e sigurisë, lidhur me vrasjen e 33-vjeçarit, shkruan 
A2 CNN.

Më herët Policia pas arrestimit të dy vëllezërve dhe marrjes së dëshmive dhe disa të tjerëve, pretendoi se kishte bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Sipas Policisë, që citonte dëshminë e Arjon Hasës, ai e kishte pranuar se e kishte kryer vrasjen i vetëm (pa vëllain) dhe kishte shpjeguar edhe arsyet që e çuan të merrte këtë vendim.

Po ashtu, ai ka pretenduar se e kishte kryer vrasjen për shkak se 33-vjeçari kishte pasur një lidhje 6 vjeçare me të motrën e tyre dhe ishte bërë shkak i prishjes së dy martesave të saj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos