Ekstradohen 4 shtetas në Shqipëri, 3 prej tyre nga Italia dhe një nga Shqipëria

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 12:49 | Kronikë

Ekstradohen 4 shtetas në Shqipëri, 3 prej tyre nga Italia dhe një

Katër shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit tonë nga Italia dhe Greqia, pasi ishin të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ekstradimi i këtyre shtetasve u realizua nga Interpol Tirana në bashkëpunim intensiv me partmerët ndërkombëtarë.

Nga Greqia është ekstraduar 46-vjeçari Altin Merdani, ndërsa nga Italia janë ekstraduar shtetasit Fatmir Isollari 58 vjeç, shtetasi Xh. H., 30 vjeç dhe shtetasi A. A., 27 vjeç, shkuan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana-Bashkëpunimi intensiv me partnerët rezultoi me ekstradimin e 4 shtetasve të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it, në Tiranë, në Romë dhe në Athinë, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 4 shtetasve. Konkretisht:

1.U ekstradua nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", sepse në vitin 2015, në bashkëpunim me shtetasit P. Sh. dhe G. I., transportoi në fshatin Frashër, Përmet, rreth 100 kg Cannabis. Gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, në drejtim të 3 shtetasve u qëllua me armë. Nga të shtënat u dëmtua shtetasi G. I.. Nga dënimi, 46-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim;

2.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Fatmir Isollari, 58 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndës narkotike Kokainë, kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

3.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, pasi Gjykata e Romës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në komplot kriminal dhe zhvatje në rrethana rënduese;

4.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi A. A., 27 vjeç, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos