
Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk.
Sipas mediave të huaja, dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur dy të lënduar.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)