Gjendet pa jetë në banesë 65-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 16:42 | Kronikë

Gjendet pa jetë në banesë 65-vjeçari në Durrës

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës. Policia njofton se trupi i të ndjerit u gjet rreth orës 15:45 në lagjen nr. 12, të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

A2 CNN mëson se 65-vjeçari jetonte i vetëm dhe prej disa ditësh nuk e kishin parë në lagje, as nuk kishte komunikuar me familjarët, të cilët kanë njoftuar policinë lokale.

“Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njofton Policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos