
Seanca e radhës për dosjen "Partizani" do të mbahet më 20 maj. A2 CNN mëson se në këtë seancë do të thirren si dëshmitarë Ylli Pango dhe Violeta Shqevi.
Në seancën e sotme ka dëshmuar ish-presidenti i klubit Partizani, Albert Xhani, i cili tregoi detaje nga takimet me Anastas Angjelin dhe Pandeli Majkon.
“Kam bërë takime me Anastas Angjelin. Në 2002-2003 jam takuar edhe për çështjen e pronave. Nuk më ka premtuar për ndonjë ndryshim ligjor. I pari që më thirri në zyrë ishte Pandeli Majko, më tha, unë e di sa e do ti Partizanin. Mos tento, të lutem. Ka pronarë ai vend. Edhe Angjeli me thoshte, që mos u lodh. Kërkesë në kadastër nuk kam bërë ndonjëherë. Si të bëja kërkesë kur nuk kisha asnjë dokument për tokën”. (A2 Televizion)