Gjendet një trup i pajetë pranë hekurudhës në Peqin

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 12:52 | Kronikë
Gjendet një trup i pajetë pranë hekurudhës në Peqin
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se personi i pajetë është i seksit mashkull mbi 60 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, ndërkohë që dyshimet paraprake janë se mund të ketë pësuar infarkt.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë, për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë identiteti i viktimës është ende i paidentifikuar, ndërkohë që në orët në vijim pritet të dalin të tjera detaje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos