
Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi 7 muaj më parë tentoi të vriste një shtetas 34-vjeçar, duke e goditur me sende të forta dhe duke e përplasur me makinë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku u përfshinë 6 shtetas, shkruan A2 CNN.
17-vjeçari akuzuhet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë- Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.
Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)
