Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 09:51 | Kronikë

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit

Burime për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Mbrëteria e Bashkuar drejt vendit tonë, Mikel HOXHA, 33 vjeç.

Shtetasi Mikel HOXHA, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës më datë 13.12.2021, e ka dënuar me 5 (pese) vjet burgim për veprat penale "Plagosje e Rende me Dashje", “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Mikel Hoxha, është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, shkruan A2 CNN.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ngjarja për të cilën është dënuar dhe shpallur në kërkim Mikel Hoxha ka ndodhur në qytetin e Gramshit në datën 6 qershor 2018 ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Admir Haruni, banor i zonës. E gjithë skena e krimit asokohe ndodhi para komisariatit të policisë së Gramshit.

Në vitin 2018 Gjykata e Apelit Durrës i uli dënimin me 13 vjet Mikel Hoxhës. Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, gjyqtarët vendosën ndryshimin e akuzave duke dënuar të pandehurin me 5 vjet heqje lirie nga 17 vjet që ishte dënimi i dhënë në shkallën e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos