Gjendet pa jetë një 60-vjeçar në Pogradec

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 16:58 | Kronikë

Gjendet pa jetë një 60-vjeçar në Pogradec

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit. Policia njofton se viktima jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.

Sipas Policisë, 60-vjeçari njihet në qytet edhe si konsumues i rregullt i alkoolit. Trupi i tij ndodhet në morg, ndërkohë që  ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

Njoftimi i Policisë Pogradec

Gjendet pa shenja jete një person në lagjen 1 të qytetit. Mësohet se viktima me iniciale E.P, rreth 60 vjeç dhe jetonte në banesë i vetëm pranë Unazës së qytetit. Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.

Policia po punon për rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

60-vjeçari njihet në qytet edhe si konsumues i rregullt i alkoolit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos