GJKKO nuk pranoi akt-ekspertizën financiare private, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Nga Armand Bajrami
3 Tetor 2024, 15:57 | Kronikë

GJKKO nuk pranoi akt-ekspertizën financiare private, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të Jamarbër Malltezit, të bërë për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të mos pranuar kërkesën e tij për kryerjen e një akt-ekspertize private financiare.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, me të cilin janë marrë të pandehur për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” pretendonte se Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar disa dokumente te paraqitur prej dhe një ekspertizë private që kundërshton, sipas tij, pretendimet e SPAK.

Malltezi dhe Berisha akuzohen nga SPAK për korrupsion. Kryetari i PD qëndron në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos