Aksident me pasojë dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 14:11 | Kronikë

Aksident me pasojë dy të plagosur në aksin

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, ku shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, shkruan A2.

“Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos