Arrestohet Bledar Trëndafili, burri që dogji me benzinë bashkëshorten në Korçë. Prej më shumë se një muaji, Trëndafili ka qenë në kërkim nga policia e Korçës.
Burime të siguruara për A2 CNN thanë se prej disa ditësh ka qene në vëzhgim pasi policia kishte të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij.
Policia e Korçës e ka arrestuar ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Trëndafili akuzohet për tentativë të djegies të bashkëshortes me benzinë në afërsi të banesës së saj që kishte marrë me qira në afërsi të Bulevard Republika. Që nga dita e ngjarjes Trëndafili ka qenë në kërkim policor. (A2 Televizion)