Gjykata e Lartë rrëzon për herë të katërt kërkesën e Ilir Metës për liri

Nga Armand Bajrami
27 Nëntor 2025, 15:10 | Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon për herë të katërt

Gjykata e Lartë ka rrëzuar për herë të katërt kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta, për të dalë nga paraburgimi, shkruan A2 CNN.

“Gjykata vendosi mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”.

Të enjten, Meta ishte edhe vetë i pranishëm në seancën paraprake të çështjes ndaj tij, ku po gjykohet për korrupsion.

Megjithatë, gjykata mori vendimin për ta shtyrë seancën më 5 dhjetor. Ilir Meta ka marrë edhe një avokat të dytë, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk pati marrë njoftim për seancën e sotme. Nga kafazi i sallës Meta ka kërkuar dhe vet aktet, pasi avokatët i kanë marrë ne CD dhe nuk ka si i akseson në qeli, ndaj i ka kërkuar edhe të printuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos