
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Erzen Ukën dhe Julian Çumrakun, të arrestuar pak ditë më parë në Orosh.
Roland Islami, avokati i Erzen Ukës tha se ka kërkuar arrest të paligjshëm. Sipas avokatit, por edhe vetë Ukës, klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armët dhe tha se ka qenë në banesë sepse e ka thirrur Julian Çumrakun sepse janë shokë, shkruan A2 CNN.
Nuk është i dyshuar për terrorizëm, sipas avokatit për armëmbajtje pa leje. Çumaraku ka deklaruar se armët janë të vjetra dhe i kam mbledhur në fshat, sipas avokatit të Ukës. (A2 Televizion)
