
Policia e Tiranës ka njoftuar se në orët e para të ditës së sotme, në Bathore është vendosur lëndë plasëse në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit Xhelal Kurti.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar, shkruan A2.
Njoftimi i plotë:
Më datë 09.10.2026, rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, Bathore, është vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç, një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. (A2 Televizion)