Gjykata e Lartë zhbën vendimet për “fshehje pasurie” ndaj ish-gjyqtarit të KPA

Nga Armand Bajrami
21 Maj 2026, 22:13 | Kronikë

Gjykata e Lartë zhbën vendimet për “fshehje pasurie”

Gjykata e Lartë ka vendosur të zhbëjë vendimet gjyqesore që fajësuan për "fshehje pasurie" Ardian Hajdarin, ish-gjyqtarin e KPA, shkallës së dytë të vetingut. Një Kolegj Penal vendosi të prishë vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj ish-gjyqyarit të vetingut.

"Prishjen e vendimeve nr. 4, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 47 (87-2024-330), datë 18.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e gjykimit të çështjes pa e kthyer për rishqyrtim", thuhej në dispozitivin e vendimit të GJL. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos