
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm nga akuza për shpifje kryetarin e PD, Sali Berisha, dhe deputetët Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luçiano Boçi, raporton A2 CNN.
Ata ishin akuzuar nga avokatja Valentina Teodoresku për shpifje. Ajo ishte avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata për të mbrojtur interesat e Sali Berishës në seancën e verifikimit të masës së parë "detyrim për paraqitje" dhe "ndalim të daljes jashtë shtetit", tetorin e vitit 2023.
Teodoresku pretendoi si shpifëse deklaratat publike të të kallëzuarve prej saj ku e identifikonin si patronazhiste dhe ish-hetuese të kohës së diktaturës.
(A2 Televizion)