U godit me sende të forta në kokë, dhunohet drejtori i AKU Shkodër, ja informacionet paraprake

Nga Senad Nikshiqi
21 Maj 2026, 22:03 | Kronikë

U godit me sende të forta në kokë, dhunohet drejtori i AKU

Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar sot në mbrëmje nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në lagjen "Rus" në qytetin e Shkodrës, raporton A2CNN. 

Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.

Në njoftimin e Policisë Shkodër thuhet: "Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit".

U godit me sende të forta në kokë, dhunohet drejtori i AKUU godit me sende të forta në kokë, dhunohet drejtori i AKU (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos