Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Nga Igli Çelmeta
9 Nëntor 2026, 06:49 | Kronikë

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së një banke të nivelit të dytë, e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili u arrestua pranë rrugës së Kosovarëve.

Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se kreu grabitjen duke kërcënuar me armë stafin e bankës dhe më pas u largua me monopatinë.

Ndërkohë, Duka dyshohet edhe si autor i një tjetër grabitjeje banke, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos