Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i dyshuari si i përfshirë

Nga Armand Bajrami
22 Maj 2026, 14:38 | Kronikë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg me afat i

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" me afat 60 ditor për Elez Hysën, i dyshuar ai i përfshirë grabitjen e argjendarisë në Kamëz. Masa me afat u kërkua nga vetë prokurori në sallën e gjyqit. Ndërsa avokatët kërkuan lirim të menjëhershëm, me pretendimin se i riu nuk kishte lidhje me ngjarjen, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ndodhi më 16 maj, rreth orës 13:00 në Kamëz, në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L.

Hysa, banues në Krujë, u arrestua të enjten. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në vjedhjen argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos