
Policia e Fierit ka arrestuar 43-vjeçar nga Levani për armëmbajtje pa leje. Në operacionin e koduar “No Guns” u vu në pranga Vasil Osmani.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.
Sipas policisë armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. (A2 Televizion)