Shkrumbohen 4 betoniere në Vlorë, autori u vuri flakën me benzinë

Nga Edi Ruçi
22 Maj 2026, 07:55 | Kronikë

Shkrumbohen 4 betoniere në Vlorë, autori u vuri flakën me

Një tjetër ngjarje është regjistruar gjatë natës në zonën e Fushë Dukatit në Vlorë, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri pune, në pronësi të Blerti Mehillajt.

Sipas burimeve paraprake për A2 CNN, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e kantierit në momentin e ngjarjes. Dyshohet se një person ka hyrë në zonë, i ka spërkatur me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos