
Policia e Devollit në bashkëpunim edhe me forcat e zjarrfikëses së bashkisë kanë arritur të gjejnë pas dy ditësh një të moshuar i cili kishte humbur kontaktet me familjen.
A2 CNN raporton se i moshuari me iniciale N.B. vuante nga probleme të shëndetit mendor (demence) dhe ishte larguar nga banesa.
Sipas Policisë i moshuari u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe u dërgua drejt spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për shkak të lodhjes dhe qëndrimit jashtë gjatë këtyre dy ditëve. (A2 Televizion)