Digjet plotësisht një lokal në Qafë Shtamë

Nga Elitjona Doko
21 Prill 2026, 12:00 | Kronikë

Digjet plotësisht një lokal në Qafë Shtamë

Rreth orës 4 të mëngjesit, një lokal në zonën e Qafë Shtamës është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht, së bashku me bujtinën përreth.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme material, shkruan A2.

Sipas pronarit të objektit, Bukurosh Balliu, dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë luhatjet e tensionit elektrik, të shkaktuara nga erërat e forta.

Këto luhatje mendohet se kanë krijuar shkëndija elektrike, të cilat më pas kanë çuar në përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin plotësisht shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos