Aksident në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën 39-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 12:24 | Kronikë

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën

Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”.

Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos