Eksploziv tatimorit në Shkodër, plagoset 38-vjeçari, ja pistat e hetimit

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
28 Tetor 2025, 18:54 | Kronikë

Një atentat me lëndë shpërthyese e dyshuar e llojit tritol ka rrezikuar jetën e punonjësit të drejtorisë së tatimeve në Shkodër. Enea Buzukja 38 vjeç ka marrë dëmtime në dorë nga shpërthimi i lëndës plasës, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake.

Lënda plasëse ishte vendosur në një motor pranë mjetit të Buzkjes dhe në momenti kur 38-vjecari ka tentuar të largohet me automjet lënda ka shpërthyer me gjasë me komandim në distancë.

Pak minuta pas kësaj ngjarje, policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Dragoç, që dyshohet se mund të jetën përdorur për t’u larguar nga autori ose autorët e këtij atentati. 

38-vjecari përveç aktivitetit privat që kishte në një firmë pastrimi ishte edhe specialist në drejtorinë e tatimeve në Shkodër pranë sektorit të monitorimit në terren. Për momentin nuk bëhen të ditura motivet e dyshuara të kësaj ngjarje dhe aq më pak autorët e dyshuar.

Por policia ka nisur verifikimin e disa pistave që kanë të bëjnë me detyrën e të plagosurit në drejtorinë e tatimeve si dhe konflikte të mundshme që mund të ketë patur në aktivitetin e firmës private të pastrimit. Vetë i plagosuri nuk bëhet e ditur nëse ka deklaruar ndonjë pistë të dyshuar për atentatin që i ndodhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos