U vra me thikë nga kolegu në një lokal në Tiranë, del fotografia e viktimës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 19:07 | Kronikë

U vra me thikë nga kolegu në një lokal në Tiranë, del

A2 CNN ka siguruar fotografinë e 34-vjeçarit Indrit Ismaillari, i cili mbeti i vdekur pas një sulmi me thikë nga kolegu i tij 41-vjeçar, Filip Shehu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë. Autori dhe viktima ishin të dy punonjës në lokal, picierë të dy, njëri kryesori (viktima) tjetri ndihmës (autori).

Po ashtu mësohet se kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën. Debati ka nisur për tasin e proshutës, pra janë zënë për punën.

U vra me thikë nga kolegu në një lokal në Tiranë, del
Viktima Indrit Ismaillari
Viktima Indrit Ismaillari

Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar, shkruan A2 CNN. Krimi ka ndodhur në mes të lokalit në sy të shumë klientëve, shkruan A2 CNN.

Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi ai nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos