I akuzuar në Spanjë për trafik droge, arrestohet shkodrani

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 09:37 | Kronikë

I akuzuar në Spanjë për trafik droge, arrestohet shkodrani

Policia e Shtetit ka arrestuar një 36-vjeçar, Spartak Suca, i cili akuzohet në Spanjë për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. S., 36 vjeç, i lindur në Shkodër”, tha policia.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasit S. S.. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos