
Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur dje në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.
Gjithashtu, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, shkruan A2. Në pranga u vu 24-vjeçari me inicialet D.B.
"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)
