Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në 2 banesa, pranga të riut në Astir

Nga A2 CNN
26 Prill 2026, 12:45 | Kronikë

Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në 2

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi dy banesa gjatë ditëve të fundit.

A2 CNN shkruan se gjatë operacionit në zonën e Astirit, shërbimet e Policisë i bënë shenjë ndalimi motomjetit me të cilin lëvizte 22 -vjeçari, por ai nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi. Pas ndjekjes policore nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, në datat 22.04.2026 dhe 23.04.2026, ka vjedhur shuma parash në 2 banesa.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku mund të jetë përfshirë shtetasi K. V.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos