
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri.
A2 CNN raporton se viktimat e këtij atentati janë një çift bashkëshortësh, përkatësisht Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë gjetur të pajetë brenda automjetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )