
A2 CNN ka siguruar foton e makinës së djegur në fshatin Halil të Krujës, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët në atentatin e Rinasit, ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Viktima është Gilmando Dani, ndërsa i plagosur mbeti Mustafa Sheqeri.
Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, është shprehur se në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona, 2 prej të cilëve atentatorët, njëri shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ nga i cili ndodhi sulmi dhe një tjetër person që dyshohet se i ka pritur në fshatin Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën makinën e atentatit.
“Dyshohet që pasi makina e autorëve është djegur në fshatin Halil, autorët janë larguar me makina të tjera, të ndihmuara nga një tjetër person. Kjo e çon në 4 numrin e atentatorëve. 2 persona kanë qenë qitësat, 1 person ka qenë shoferi i automjetit tip Toyota me targa greke dhe një tjetër person i ka pritur me një tjetër automjet në fshatin Halil, aty ku 3 personat e dogjën këtë automjet”, tha mes të tjerash Çelmeta. (A2 Televizion)
