
Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka sjellë detaje të reja nga atentati i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vdekur krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Sheqeri.
Çelmeta tha se Policia po heton pistën nëse makina me të cilën po udhëtonin Dani dhe Sheqeri ishte e blinduar ose jo.
Nga hetimet paraprake, sipas Çelmetës, dyshohet se automjeti në fjalë të mos ketë qenë i blinduar, por vetëm kishte xhamat të përforcuar me qese plastike, shkruan A2 CNN.
Ai tha gjithashtu se Dani dhe Sheqeri ishin larguar drejt Barcelonës në datën 7 nëntor dhe gjatë kësaj kohe, automjetin me të cilin po udhëtonin sot e kishin parkuar në Aeroportin e Rinasit.
“Në fakt, nga burimet policore bëhet me dije se po hetohet edhe pista nëse automjeti me të cilin po udhëtonte viktima është një automjet i blinduar. Në fakt nuk mund të jetë një automjet i blinduar dhe do t’i bëhet ekspertiza nga grupi hetimor nëse ka qenë automjet i blinduar.
Dhe xhamat ishin me qese plastmasi që nuk thyheshin. Në timon ka qenë shtetasi që ka mbetur i plagosur rëndë. Muçi Sheqeri ka qenë drejtuesi i automjetit. Sëbashku me Danin ata janë kthyer nga jashtë shtetit. Ata kishin ikur jashtë territorit shqiptar në datën 7 nëntor. Makinën e kishin të parkuar në aeroportin e Rinasit.
Makina e djegur dyshohet se ka armë brenda, por Policia nuk është afruar ende afër makinës, pasi dyshohet se ka plumba që mund të shpërthejnë. Dani dhe Sheqeri ishin larguar në Barcelonë në datën 7 nëntor. Automjeti tip ‘Benz’ ka qenë i një shtetasi tjetër”, tha mes të tjerash Çelmeta. (A2 Televizion)
